E gjithë Evropa po lufton me COVID-19, ndërsa në Bjellorusi po zbaviten me futboll. Shteti lindor është i vetmi që nuk e ka ndërprerë kampionatin dhe koronavirusi po përjetohet si diçka aspak e frikshme nga ata që marrin masa. Në këtë kampionat aktivizohen Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku.
I pari luan me Dinamo Brest, ndërsa i dyti me Shakhtyor Soligorsk. Klubi i Bakajt ka marrë një nismë shumë interesante. Tifozët kanë filluar të ndjejnë pak frikë dhe gjithmonë e më pak të tillë shihen në stadiume. Gjithsesi, stolat e stadiumit të kampionëve në fuqi mund të mbushen me manekinë.
Çdo tifoz i Brest mund të prenotojë vendin e tij për një shumë prej 21 eurosh dhe fytyra e tij do t’i vendoset sipër një fanelle të skuadrës së preferuar. Biletat e para janë shitur, siç dallohet edhe në fotot e mëposhtme.
“Kurrë nuk mund ta imagjinoja se do të vinim në stadium për të parë një ndeshje me maska mjekësore dhe do të kishim tifozë virtualë të ulur pranë nesh”, u shpreh një tifoz i Dinamo Brest. /abcnews.al