U infektua nga Covid-19, zyrtari i FSHF: Spitali Infektiv ishte një tmerr i vërtetë, nuk kishte sapun dhe ushqim

schedule19:34 - 9 Prill, 2020

schedule 19:34 - 9 Prill, 2020

Në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin, ish-futbollisti Florian Riza, njëherësh zyrtar i FSHF foli për situatën e tij shëndetësore, pasi u infektua me Covid-19.

Riza tha se në 10 mars kishte shenjat e para. Ndërkohë, ai denoncon kushtet në spitalin Infektiv, që sipas tij ishin të tmerrshme. Por pa shkuar ende në spital, ish-futbollisti flet edhe për papërgjegjshmërinë e urgjencës, që nuk u përgjigjet mejëherë të sëmurëve.

Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, shprehet Riza mes të tjerash, ndërsa shton se puna e mjekëve është për tu vlerësuar.

Pjesë nga intervista:

Mirela Milori: Me 10 mars ke pas shenjat e para? Sa ishte temperatura

Florian Riza: 38 deri në 39 kisha temperaturë dhe ethe dhe nuk e kuptova çafrë është kjo, por duke qene se ishte një stinë virale nuk u shqetësova. Me kalimin e ditëve kur bëhet dhe problematike temperatura e lartë, fillojnë dhe konsultat e para me njerëzit e familjes dhe mjekët.  Nga konsultat me njerëzit e afërm më thanë që të merrja 127 në telefon dhe e kam bërë diçka të tillë as ditës së gjashtë të temperaturës kam marrë 127 në telefon u informova nga personi që flisja se duhet të vijoja të isha në shtëpi pasi ishte thjesht një viozë stinore dhe nuk kishte të bënte me Covid se ishte një virozë stinore që do të vijonte deri në 7-10 ditë dhe më tha që të pija paracetamol.

Mirela Milori: Dhe sa ditë qëndrove në shtëpi pas telefonatës me 127 dhe të tha që vijo e qëndro se është virus i stinës?

Florian Riza: Vijova dhe tre katër ditë të tjera më pas telefonova sërish 127 për të kërkuar ndihmë se çfarë po ndodhte pasi ishte një temperaturë që zgjati 7-8 ditë dhe ishte e lartë por nuk mora përgjigje dhe u detyrova që të shqetësoja doktorin Arjan Harxhi që ka ndjek rastin tim. Pas kontaktit me të ai më dha një antibiotik për të parë si do më reagonte trupi dhe temperatura vijojë sërish e lartë dhe në darkë vendosëm që me 21 mars të shkoja në spital për të bërë një skaner për të parë se çfarë vatre  infeksioni mund të kisha në trup. Në momentin që mbylla telefonin me doktorin temperatura ra dhe unë kam djersitur dhe kur jam paraqitur në spital nuk kam pasur temperaturë, por pas skanerit kam parë se kisha një iflamacion të shkallës së mesme por fillestare dhe dujhet të shtrohesha në spital. Pasi u ekzaminua mushkria më bënë testin e COVID ku rezultova pozitiv.

Mirela Milori: Çfarë përjetove kur të thanë se je pozitiv me koronavirus?

Florian Riza: Unë jam ish futbollist i Tiranës dhe kam mentalitetin e njeriut që nuk duhet të dorëzohet dhe një nga arsyet është se kjo sëmundje ka nevojë për një moral të lartë dhe besim tek vetja ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet. Ditën që shkova në spital nuk kisha asnjë shqetësim, pasi une e di trupin tim. Më tepër e gjithë historia ime është se 127 është një urgjencë që nuk ju vjen në ndihmë njerëzve, besoj se kjo është një problem i madh, pasi 11 ditët me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohet nga secili

Mirela Milori: A të bënë një pyetësor pasi more 127, dhe në bazë të tillë ato dhe klasifikojnë nëse je apo jo i dyshuar me koronavirus

Florian Riza: Më bënë një test që unë i plotësoja kushtete për të qenë një i sëmurë me Covid,  por që faktori që ata nuk e morën parasysh ishte mosha dhe fakti që unë isha i vetëm në shtëpi dhe nuk kisha kë të infektoja që ato e vlerësonin që unë skisha pse të shkoja në spiatl.Por unë jam nje person që zhvilloj takime të shumta jam një person shumë social punoj në institucion që ka një punë në terren dhe kontaktet janë të shumta. Unë kam qernë jashtë shtetit dhe kam pas aktivitete. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm, pasi unë nuk kam pas dijeni se isha i prekur dhe ditët e temperaturës unë nuk kam ndenjur në shtëpi por kam dalë dhe kam bërë pazar. Unë mund të kemë qenë një person që mund të kem infektuar pa e ditur.

Mirela Milori: Sa qëndrove në spital?

Florian Riza: Në spital kam qëdruar nga e shtuna e 21 marsit deri të shtunën tjetër që kam marrë një antibiotik të fortë për të kuruar inflacionin fillestar të mushkrive pastaj kam bërë një tampon që kam dalë negativ. Më pas kam bërë dhe analizën e gjakut përfundimtare që tregon se trupi ka fituar antitrupa dhe doktoreshë Esmeralda më tha se duhet të isha dhe dy javë në shtëpi për tu siguruar.

Mirela Milori: Si ishte java në spital?

Florian Riza: Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si certifikohen kto pavione që për mua i përket akomodimit i perket vitit 1920. Por duke qenë se ishte i vetmi spital Covidje i detyruar të durosh kushtet.

Mirela Milori: Po flasim për kushtet pasi për personelin mjeksor është ndryshe?

Florian Riza: Absolutisht pasi doktor Janaqi dhe doktoreshë Esmeralda kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Pao një pjesë të mirë infermieresh që janë të kualifikuara unë nuk e di se si mund të quhet spital. Njerëzit kanë shkuar për tu shëruar dhe jo për të përballuar ato kushte.

Mirela Milori: Ti e kalove mankthin e e keq të spitalit, paska qenë një gjë për të mos u kujtuar më

Florian Riza: Unë jam njeri i mësuar  pasi kam pasur mamanë të sëmurë prej vitesh dhe kam qenë i deturuar që të ndjek spitalet në Shipëri, por pas vitit 2008 ku nuk kam shkuar më në spital kam menduar se do të kishte një ndryshim por fatkeqësisht janë më të rrënuar se ç;kanë qenë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!