Dëmtimi dhe koha në karantinë, Bare: Refuzoj të luaj në këtë situatë

schedule17:23 - 9 Prill, 2020

schedule 17:23 - 9 Prill, 2020

Keidi Bare mezi po pret të luajë përsëri futboll, por me këtë gjendje nuk bëhet fjalë. Koronavirusi vazhdon të shkaktojë qindra viktima çdo ditë dhe rifillimi i kampionateve është larg. Mesfushori i Malagës dhe kombëtares shqiptare, ka prekur disa tema në një rrëfim për SportDirect Radio.

FUTBOLLI – “Shëndeti i njerëzve është kryesori. Unë nuk dua të luaj teksa spitalet janë të mbushur me njerëz që po vdesin. Nuk është normale që të luhet futboll në këtë situate. Nuk mund të luaj duke parë që ka njerëz të sëmurë që vdesin, të shohim çfarë do të ndodhë kur të mbarojë gjithçka”.

MALAGA – “Me trajnerin flas gjithmonë, telefonojmë njëri-tjetrin për të parë se si po shkojnë gjërat. Ndodh e njëjta gjë me shokët e skuadrës. Për çështjen e pagave nuk kemi biseduar, askush nuk më ka kontaktuar. Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë”.

FORMA – “Ndihem shkëlqyeshëm. Jam i qetë, sepse dëmtimi ka kaluar. Ndihem i sigurt dhe mezi pres të luaj një ndeshje ose stërvitje në një fushë të madhe. Unë kurrë nuk vendos kufij për të arritur diku, gjithmonë dua të shkoj më tej. Dua të rritem dhe do të bëj më shumë, jam shumë i qartë në lidhje me këtë”.

KARANTINA – “Luaj me prindërit e mi, telefonoj miqtë, bisedoj me ta gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë lexoj një libër. Kështu që koha kalon, nuk mund të bëj asgjë interesante. ‘Play Station’? Nuk kam luajtur kurrë, nuk më pëlqen. Më pëlqejnë serialet dhe filmat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!