“Unë nuk mund ta shoh nipin tim”, pas shumë ditësh në karantinë vetëvritet i moshuari

schedule13:55 - 9 Prill, 2020

schedule 13:55 - 9 Prill, 2020

“Unë nuk mund ta shoh nipin tim. Nuk ka më kuptim të jetoj kështu.” Këto janë fjalët e shkruara në letrën e lamtumirës së një të moshuari në Savona, i cili pas shumë ditësh karantinë, vrau veten duke u hedhur nga një dritare.

Ditët e fundit, dy të moshuar të tjerë nga Savona kanë kryer vetëvrasje, të  rënduar psikologjikisht nga detyrimi për të qëndruar të mbyllur në shtëpi.

“Ju nuk duhet të ndiheni vetëm, është një fazë kaluese që do të kapërcehet. Mund të ndodhë që të ndiheni të pashpresë në këtë situatë. Të moshuarit nuk mund të shohin fëmijë dhe nipër, por ata do ta bëjnë sërish këtë”, tha Carlo Vittorio Valenti, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor në Savona.

Statistikat flasin për akte  të tilla të kryera veçanërisht nga burra të moshës 75 deri 80 vjeç, pa patologji të veçantë të mëparshme dhe në shumicën e rasteve të martuar.

Në fund të marsit, 73-vjeçar pozitiv me koronavirus në Kremona vrau veten duke u hedhur nga kati i shtatë i spitalit. Një gjest ekstrem ndoshta i bërë nga shqetësimi i infektimit të disa anëtarëve të familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!