Vatikani do të ofrojë një kurs gjashtëditor për priftërinjtë të cilët duan të praktikojnë ekzircizmin. Kjo pasi në Itali janë trefishuar rastet ku pretendohet se njerëzit janë poseduar nga djalli.
Vatikani do të ofrojë trajnime për më shumë priftërinj në mënyrë që ata të nxjrrin djalli nga njerëz që mendohet të jenë të poseduar. Vendimi vjen në një moment kur në Itali është rritur ndjeshëm numri i rasteve të personave të poseduar nga djalli.
Kërkesat për priftërinjtë e kualifikuar në nxjerrjen e djallit janë trefishuar në vend vitet e fundit. Lajmi konfirmohet nga një ekzorcist nga Palermo Beninjo Palila. Në një intervistë për radion e Vatikanit ai këmbënguli se janë 500 mijë raste të tilla të regjistruara cdo vit në të gjithë vendin.
Ai e arsyetoi këtë fenomen me faktin se shumë njerëz i drejtohen fallxhorëve në vend që të shkojnë në kishë. Palila bëri apel për faktin se vajtja tek ata që pretendojnë se dinë të lexojnë fatin, i hap dyert djallit, dhe ekzorcizmi është një armë efikase për ta vrarë atë
Në muajin prill të këtij viti, do të organizohet dhe kursi i parë gjashtë ditor në institucionin edukativ të kishës katolike në Romë. Aty priftërinjtë do të mësojnë faktet ekzistenaciale për djallin. Palila u shpreh se në këtë kurs do të preken tema shumë delicate që nga sektet që lidhen me satanizmin e deri tek përfitimet që sjellin dëshmitë për ekzorcizmin
Ekzorcistët e vjetër shqetësohen se kjo praktikë po del jashtë përdorimit, pasi shumë të krishterë nuk besojnë më në ekzistencën e tij, dhe gjithnjë e më pak priftërinj të rinj pranojnë të mësojnë doktrinën dhe praktikën e çlirimit të shpirtit./abcnews.al