“Po humbasim nga 500 njerëz në ditë dhe Ceferin e ka mendjen te futbolli?!”

schedule21:33 - 8 Prill, 2020

schedule 21:33 - 8 Prill, 2020

Marco Tardelli është kundër rinisjes së futbollit. Situata në Itali është e vështirë, koronavirusi vazhdon të marrë shumë jetë njerëzisht dhe nuk është koha për ndeshje, kompeticione dhe trofe. Askush nuk duhet të nxitojë, derisa të rikthehet siguria totale.

Ish-kampioni i botës me Italinë në ’82 dhe kandidati për të qenë në krye të Sindikatës së futbollistëve, ka reaguar për La Repubblica ndaj deklaratave të Aleksander Ceferin, kreut të UEFA-s. “Nëse nuk ekziston siguria totale, nuk do të ndodhë kthimi në fushë. Futbolli është një lojë kontaktesh dhe eliminimi i rreziqeve është i pamundur.

Nuk ia kemi idenë as nëse ata që kanë pasur virus do të jenë 100% të shëndetshëm. Ceferin thotë që do të dëshironte që kompeticionet evropiane të mbaronin deri në shtator, por si mund të mbahet një fjalim i tillë kur po vdesin nga 500 njerëz në ditë?”, deklaron Tardelli. /abcnews.al

 

Marco Tardelli