“Kam vuajtur dy vitet e fundit, suksesi i një sportisi varet nga… koka”

schedule16:13 - 8 Prill, 2020

schedule 16:13 - 8 Prill, 2020

Neymar është një futbollist plot cilësi të jashtëzakonshme, por dëmtimet dhe problemet e hasura jashtë fushe kanë ndikuar që të mos bëhet kurrë një kampion i madh. Sulmuesi ka dhënë një rrëfim ndryshe për Vogue Man Arabia, teksa flet edhe për Kobe Bryant.

Nuk ka asgjë më të keqe se një dëmtim për një atlet profesionist. Kam vuajtur shumë nga dëmtimet e pësuara në dy sezonet e fundit, ka pasur shumë momente kur i bëja pyetje vetes. Mendoj se gjysma e suksesit të një sportisti lidhet me kokën e tij. Nëse gjërat aty lart janë në rregull, loja rrjedh më natyrshëm, përndryshe…

Bryant? Vdekja e Kobe më ka prekur shumë, sepse jetët tona kishin shumë të përbashkëta. E kam njohur personalisht dhe kur njeh personin që fshihet pas atletit, krijohet një marrëdhënie ndryshe dhe me Kobe ishte speciale. Sporti dhe shoqëria kanë humbur një njeri të madh“, përfundon Neymar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!