Si arriti Greqia të mbajë nën kontroll pandeminë?

schedule16:05 - 8 Prill, 2020

schedule 16:05 - 8 Prill, 2020

Një bllokim i parakohshëm, i detyruar nga brishtësia ekonomike e vendit, ka bërë që Greqia të përdorë vetëm një të dhjetën e shtretërve të saj, shkruan John Psaropoulos për Al Jazeera duke e vlerësuar mjaft politikën e këtij shteti për të luftuar pandeminë.

Athina ishte e detyruar nga rrethanat ekonomike të fillonte një bllokim shumë kohë përpara kombeve të tjera europiane

Psarapoulos thekson se kur Greqia anuloi festimet e karnavaleve në fund të shkurtit, shumë njerëz menduan se masa ishte e tepërt. Në qytetin perëndimor të Patrës, i cili pret paradën më të madhe të karnavaleve të Greqisë, mijëra vetë e kundërshtuan ndalimin dhe dolën në rrugë.

Po grekët shpejt e vunë mënjanë frymën e tyre revolucionare dhe i kushtuan vëmendje këshillave të qeverisë për të qëndruar brenda. Rezultati ka qenë një numër jashtëzakonisht i ulët i vdekjeve – 81 të martën, krahasuar me më shumë se 17,000 në Italinë fqinje.

Duke e krahasuar me madhësinë e popullsisë, shkalla e vdekshmërisë në Itali është pothuajse 40 herë më e madhe.

Krahasuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian, Greqia ka qenë më mirë. Vdekjet janë shumë më të ulëta se në Belgjikë (2.035) ose Hollandë (1,867), të cilat kanë popullsi të ngjashme.

“Ndjeshmëria e shtetit, bashkërendimi, vendosmëria, shpejtësia, duket se nuk janë çështje me rëndësi ekonomike,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis së fundmi në një seancë të zbardhur të parlamentit.

“Shkollat tona u mbyllën para se të kishim viktimën e parë. Shumica e vendeve e zbatuan këtë një javë ose dy më vonë, pasi ata kishin humbur dhjetra persona,” tha ai.

George Pagoulatos, një ekonomist politik që kryeson Fondacionin Helenik për Politikë Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) bie dakord që qeveria shfaqi “një qasje shumë profesionale, menaxheriale që në fillim”, megjithëse  duke u diktuar  kryesisht nga dobësitë e natyrshme të vendit.

Kujtojmë se Greqia kishte burime shumë të vogla me të cilat mund të përballonte një pandemi të madhe.

Një dekadë me shtrëngime, ajo pa që shpenzimet e saj të kujdesit kombëtar shëndetësor u ulën në tre të katërtat. Shtretërit e saj të kujdesit intensiv ishin vetëm 560 muajin e kaluar, megjithëse qeveria tani e ka rritur atë numër në 910, dhe ka punësuar më shumë se 4,000 mjekë dhe infermierë shtesë.

Siç thekson artikulli, Greqia mund të ketë arritur qëllimin e saj për të rifituar besueshmërinë e saj. Jo vetëm që mori masat më herët, por edhe kur Turqia njoftoi se do të hapte kufijtë e saj, Mitsotakismori vendimin që mos ta bënte diçka të tillë.

Stategjia e Greqisë  ishte e efektshme dhe fitoi duartrokitjet e liderëve europianë, të cilët e cilësuan Greqinë si një “mburojë të Europës”.

Raporti gjithashtu përshkruan problemet  financiare të izolimit . Është sakrifikuar edhe industria e turizmit pasi hotelet dhe muzetë janë mbyllur.

Kostoja e subvencioneve dhe zbritjeve tatimore për bizneset plus edhe 2.4 milion punëtorë të  prekur nga masat e mara, vetëm në Mars dhe Prill, është 5.1 miliardë €.

 Si rrezikoi një vend që sapo ka dalë nga recesioni?

“Sa më vonë të vendosni për të praktikuar distance sociale aq më I madh do të jetë dëmi ekonomik, kompromisi nuk është i lehtë” ,  thotë Panos Tsakloglou , këshilltar në Ministrinë e Financave , në kohë krize. Patelis deklaron se ekipi i qeverisë për menaxhimin e krizave e hodhi poshtë argumentin.

“Ka pasur një konsensus se nëse përkeqësohet sistemi shëndetësor, ekonomia do të përkeqësohet edhe më shumë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!