Siri, regjimi i Asad s’respekton as kërkesën e Rusisë/Shkelet armëpushimi

schedule13:15 - 27 Shkurt, 2018

schedule 13:15 - 27 Shkurt, 2018

Ushtria që mbështet presidentin Sirian, Bashar Al Assad nuk ka respektuar as kërkesën e Rusisë, që e konsideron shtet aleat. Armëpushimi humanitar i njoftuar nga Rusia është shkelur.

“Armëpushimi humanitar”, i njoftuar nga Rusia në enklavën rebele siriane në Gutën Lindore është shkelur nga sulmet ajrore dhe lëshimet e raketareve nga ana e forcave qeveritare që mbështesin presidentin Bashar al-Assad. Kjo është konfirmuar nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut, një OJQ kjo me seli në Londër dhe që posedon një rrjet të gjerë në të gjithë vendin e përfshirë nga konflikti civil.

Organizata ndërkombëtare ka bërë me dije se gjatë sulmeve ajrorejanë lëshuar dy bomba-fuçi dhe disa raketa. Kjo ka ndodhur ndërsa mediat pro-qeveritare kanë akuzuar forcat rebele se kanë bombarduar korridoret humanitare të hapura dhe mbajtjen peng të civilëve.

Ndërkohë, të shtunën me 24 shkurt Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara provoi një rezolutë, e cila imponon një armëpushim prej 30-ditësh në Siri, por që akoma nuk është respektuar. Në ndërhyrjen e fundit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kërkoi respektimin e menjëhershëm të rezolutës.

Përtej zhvillimeve, bilanci mbetet shumë trajgik. Në 10 ditët e fundit, të paktën 560 civilë janë vrarë pas bombardimeve të kryera nga regjimi i Assad. Mbi 100 prej tyre janë fëmijë. Ndërsa numërohen edhe mijëra të tjerë të plagosur. Ushtria pro-qeveritare gjithashtu ka shkatërruar edhe spitalet në Gutën Lindore./abcnews.al