“Mbyllja e ekonomisë e padrejtë”, Shano: Pse preferoj modelin suedez

schedule23:04 - 7 Prill, 2020

schedule 23:04 - 7 Prill, 2020

Gjatë një bashkëbisedemi me Mustafa Nanon në “Provokacija”, eksperti i ekonomisë Dritan Shano foli për situatën e krijuar nga koronavorusi, jo vetëm në Shqipëri.

Qeveritë e shteteve të prekura kanë marrë masa të ndryshe në kuadër të kësaj pandemie, ndërsa Shano tha se preferon modelin suedez, e cila vijon jetën normalisht, ndërsa ka izoluar vetëm të moshuarit dhe ata që kanë probleme me shëndetin.

Sipas tij, mbyllja e ekonomisë është shfrytëzuar në mënyrë të padrejtë dhe siç thekson ai, ky virus si asnjë tjetër është markuar mediatikisht. Ndërkohë në rastin e Shqipërisë, ekonomisti e vë theksin te mungesa e testimeve.

Pjesë nga fjala e Dritan Shanos në “Provokacija”:

Një njeri qe vjen me ide të fortë me ekonominë  e tregut nuk mund të mos mendojë dhe të lutet në çdo orë të ditës për të avancuar modelin suedez. Preferoj modelin suedez, gjerman. E lëmë në një anë teologjinë, njeriu prej 3 mijë shekuj ekziston. Vaksinat kanë vetëm 3 shekuj që janë shpikur. Në trupin e njeriut jetojnë rreth 40 trilion baktere dhe viruse të cilat, të gjitha këto janë pjesë e viromës humane. Gjithmonë çdo virus ka ardhur si sulmues dhe më pas është akomoduar, kemi viruse që janë mundur për shkak të vaksinave. Unë hyj tek ata njerëz që besoj te imunizimi dhe jo te izolimi dhe për këtë arsye preferoj fort modelin suedez.

Në Itali kanë vdekur me Covid-19 dhe jo për shkak të Covid-19. Virusi është problematik dhe as që diskutohet por kemi pasur viruse edhe më përpara, gripi i derrit, pulave, askush nuk flet për këtë. Ai i pulave ishte shumë më vdekjeprurës se në 10 veta, 6 vdisnin, por u zhduk papritur. Gripi i derrit ka shkaktuar 200 mijë viktima në botë. Viruse do ketë gjithmonë, pavarësisht se sa fort mund të markohen ato mediatikisht.

Nuk ka pasur ndonjë pandemi kaq të mbuluar mediatikisht sesa kjo. Kjo më shumë sesa një problem kaq i madh për njerëzimin është një problem kaq i madh për pagatishmërinë e sistemeve të shëndetësisë për tu përballur me këtë lloj virulence. Nga këtu te mbyllja e ekonomisë, mua më duket se ka një hapësirë e cila është shfrytëzuar nga shtetet në mënyrë të padrejtë. Ekonomia është themeli i një qeverie, natyrisht edhe shëndeti është themeli i një qeverie, ama të dyja janë shtylla të rëndësishme. Nuk mund të ketë shëndet pa një ekonomi të shëndetshme. Kjo që ndodh sot është se shtetet kanë vendosur të ndërpresin ekonominë me shpresën që mos t’i vdesin njerëz në dorë.

Ai personi që është në krye të qëndrimit suedez me këtë gjë është një mikrobilogjist shumë i famshëm, i cili ka vendosur të thotë: ore një sekond unë e dua Suedinë më shumë sesa e duan komentatorët josuedezë. Një përzgjedhje e segmentit që duhet pasur kujdes ofron shumë më tepër zgjidhje të qëndrueshme sesa çdo budallik tjetër të ndjekur nëpër botë. Dhe ai po bën këtë gjë, unë merrem me të moshuarit, ata që kanë problematika.

Edhe Gjermania thotë që unë do kufizoj pensionistet që këta mos të preken dhe të vazhdojë jeta normalisht. Ndërkohë që bazohet dhe te testimet. Në rastin tonë ne nuk kemi testime. Pra cdo pretendim që mund të ketë qeveria është e pabazuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!