Federata Shqiptare e Futbollit po shkon drejt një zgjidhje tërësisht të sajën, në lidhje me një kompensim të mundshëm të një komuniteti të futbolli që ka stopuar së punuari në këtë muaj.
Burime për ABC News bëjnë me dije që një shifër afro 500 mijë euro në muaj është kompensimi për minimumin jetik që është përllogaritur të kalojë për të gjithë trajnerët, stafet dhe lojtarët e kontraktuar të të gjitha klubeve, të të gjitha niveleve në futbollin shqiptar.
FSHF ka ditë që është në fazën e rivlerësimit të buxhetit të saj, paçka se një diçka e tillë do të zgjidhet me anën e një kredie me garanci sovrane, atë të shtetit, dhe ku minimalisht pritet që të gjithë të marrin minimumin jetik që nuk shkon më shumë se 26 mijë lekë të reja në muaj. Të paktën për këtë muaj.
Kjo mbase nuk i hyn në sy aspak futbollistëve të kategorisë superiore, pasi janë mësuar me shifra të mëdha, por bën shumë punë dhe janë një ndihmesë e mjaftueshme sociale për të gjitha nivelet e tjera të cilat i mbajnë sytë nga Bashkitë e vendit.
Parashikohet që FSHF, sikundër edhe ka cituar vetë presidenti pak ditë më parë, t’i dalë zot vetë një situate të tillë, të garantojë fillimisht një paketë për dy muaj, për kompensimin financiar të dy muajve, mars e prill.
Në çastin e kthimit të garës, ky bonus nuk do të përfitohet më. Kosova dhe Mali i Zi kanë marrë mbështetje financiare nga shteti përbën çdo futbollist e punonjës që punon me futbollin, teksa këtu FSHF do bëjë lëvizjen e saj nëpërmjet kredisë, por me garant shtetin, opsion që Kryeministri e tha ditë më parë, teksa refuzoi t’i përgjigjej me paketë ndihme financiare FSHF./abcnews.al