Gjykata e Apelit të Tiranës liron nga qelia Albano Kusin, i arrestuar si i dyshuar në vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çela.
Trupa gjykuese vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, duke e ndryshuar nga arrest me burg, në atë shtëpiak.
Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë nga avokati i tij mbrojtjës, duke marrë shkas edhe nga situata që po kalon vendi ynë për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.
Albano Kusi u vetëdorëzua në polici pak muaj më parë, ndërsa për vrasjen e Indrit Çelës prokuroria akuzon vëllain e tij, Griseldo Kusin, i cili tashmë ndodhet në qeli.
Ai akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit të kaluar në katin e parë të vilës së vëllezërve Kusi në kryeqytet, teksa Çela kishte shkuar për të montuar një kondicioner./abcnews.al