Një person i pajëte u gjet këtë të hënë i djegur brenda një kabine elektrike në rrugën “Muhamet Deliu” në zonën e Kinostudios në Tiranë. Zjarrfikëset shkuan për të fikur një zjarr në kabinë, pas një njoftimi të marrë nga banorët e zonës.
Por pas shuarjes së flakëve konstatuan brenda kabinës trupin e pajetë të një personi, ende të paidentifikuar. Policia po punon për identifikimin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë që ai mund të jetë ndonjë endacak që ka tentuar të strehohet brenda kabinës për t’i shpëtuar të ftohtit./abcnews.al
Zjarr në kabinën elektrike, gjendet brenda një trup i pajetë
schedule22:21 - 26 Shkurt, 2018
schedule 22:21 - 26 Shkurt, 2018
