Ekonomia e Eurozonës/ Draghi: Kujdes me politikat monetare

schedule20:05 - 26 Shkurt, 2018

schedule 20:05 - 26 Shkurt, 2018

Ekonomia e Bashkimit Europian po përjeton një rritje solide, por presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka bërë thirrje për kujdes për politikat monetare, të cilat sipas tij mbajnë të lëkundur inflacionin.

Rritja e Eurozonës është e fortë, por në të njëjtën kohë inflacioni duhet ende të tregojë sinjale bindëse për një rritje më të fortë. Deklarata është bërë nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, në një raportim të bërë në Komisionin e çështjeve ekonomike të Parlamentit Europian. “Paqëndrueshmëria e fundit në tregjet financiare, sidomos sa i përket kuotave të këmbimit, kërkon vëmendje të veçantë nëse duam të arrijmë perspektivat për një stabilitet afatmesëm të çmimeve”, ka thënë Draghi.

Fjalët e tij duket se u referohen politikave të administratës amerikane për një dollar të dobët, situatë kjo që ka përforcuar euron duke rrezikuar dobësimin e inflacionit të importuar. Ndërkohë, këtë të hënë kuotat në bursat europiane njohën rritje, kryesisht sa i takon aksioneve në sektorin industrial. Ndësa vëmendja e vendeve anëtare të Eurozonës është zhvendosur tek politika monetare dhe politika në tërësi, nisur nga zgjedhjet e së dielës së ardhshme në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!