COVID-19, shkrimet në trotuare sjellin buzëqeshje për stafin e spitalit

schedule09:20 - 7 Prill, 2020

schedule 09:20 - 7 Prill, 2020

Ditët e fundit, punëtorët në Qendrën Mjekësore Ochsner të New Orleans janë përshëndetur me shprehje mirënjohjeje nga një artist pa emër, të  shkuara në trotuar.

“Nëse sapo po kaloni, faleminderit për atë që po bëni ,lexon në një shkrim.

Dhe pak më tej: “Ju jeni të jashtëzakonshëm”.

Dhe për ata që u rikuperuan dhe dolën nga spitali: “Nëse po largoheni, faleminderit …të jeni mirë.”

Punëtorët e spitalit kanë qenë në tension. Rajoni është prekur shumë nga koronavirusi, aq sa guvernatori i shtetit tha në fillim të kësaj jave se mund të mos ketë më ventilator në dispozicion deri në fundjavë dhe shtretër spitalorë javën e ardhshme.

Dikush ka marrë parasysh këtë dhe ka arritur që në një mënyrë shumë  të veçantë ti inkurajojë ata duke shkruar fjalë optimiste dhe falenderuese.

“Kjo do të thotë shumë për mua dhe për këdo tjetër  dhe  është një surprizë shumëngjyrëshe.

Është kënaqësi të mbarosh punën dhe të ikësh në shtëpi duke ecur dhe lexuar kaq shkrime të bukura, tha Leslie Miller, e cila punon në njësinë e kujdesit pediatrik të spitalit.

Mesazhet janë forcë për ne, ata «na japin shpresë», tha teknikja e laboratorit, Minerva Martin./abcnews.al