Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë, asnjë vdekje në Kinë nga Covid-19 që nga muaji janar

schedule07:50 - 7 Prill, 2020

schedule 07:50 - 7 Prill, 2020

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të vendit bën me dije se Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit që nga muaji janar.

Ndërkohë janë raportuar 32 raste të reja ku të gjitha ishin të importuara nga jashtë.

Kina ka regjistruar gjithsej 81,740 raste dhe 3,331 vdekje, sipas NHC.

Kjo nuk paraqet numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, por përkundrazi numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Nga rastet totale, 77.167 pacientë janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitalet, shkruan NHC.

Pjesa më e madhe e Kinës po kthehet në jetën normale. Provinca Hubei dhe shumë pjesë të tjera të vendit kanë qenë nën bllokim dhe kanë pasur kufizime të lëvizjes për tre muaj, por masat e krijuara për të ndaluar përhapjen e virusit kanë filluar të lehtësohen pasi niveli i perceptuar i kërcënimit zvogëlohet .

Nesër, bllokimi në Wuhan, qyteti në epiqendrën e shpërthimit, do të hiqet, një moment i rëndësishëm në betejën e tij kundër virusit vdekjeprurës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!