Të bllokuar në Kapshticë, 17 emigrantë lejohen të kalojnë me autorizim, dërgohen në spital

schedule09:37 - 6 Prill, 2020

schedule 09:37 - 6 Prill, 2020

Prej disa ditësh 50 emigrantë ishin të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërkohë 17 persona janë lejuar të kalojnë me autorizim. Ata janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Korçës për të marrë edhe ndihmë mjekësore.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se disa prej personave të lejuar kanë pasur probleme shëndetësore ndërsa disa të tjerë kanë pasur një lejë përkatëse. Ndërkohë nga ana tjetër kanë mbetur të bllokuar fëmijë, gra dhe të moshuar.

“Moti është i vështirë duke e bërë të pamundur të qëndrojnë në këtë situatë. Nuk lejohet të ofrohet asnjë lloj ndihme për emigrantët e bllokuar qoftë edhe një pako më ushqime. Ata kanë gjetur një automjet për tu strehuar, por edhe kjo nuk është një zgjidhje pasi nuk mund të strehohen të gjithë”, raportoi Xheladinaj.

Më tej gazetarja theksoi se vetëm 10 persona kanë mundur të kthehen në Greqi te të afërmit e tyre. “Është shumë e vështirë për të gjetur mjete transporti. Vetë qytetarët theksojnë se kërkojnë vetëm të kthehen në atdhe duke pranuar të vetëizolohen”, raportoi për abcnews.al gezetarja Ledjona Xheladinaj.

Ekspertë të ndryshëm të ligjit kanë deklaruar se sjellja e autoriteteve me rastin e emigrantëve, sipas konventave ndërkombëtare, hyn në kategorinë e diskriminimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!