Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, luajti për shumë vite në Londër, duke qenë dhe një ndër blerjet më të suksesshme të Arsene Wenger në repartin difensiv. Anësori i djathë francez ka folur për situatën e Aubameyang, i cili kërkon rritje rroge për të rinovuar. Sagna është i mendimit se Aubameyang ka të drejtë dhe drejtuesit e Arsenalit, duhet të paguajnë.
“Arsenali nuk e ka luksin të humbasë një lojtar si Aubameyang. Nëse duhet të paguajnë për të, le të paguajnë. Nëse e humbasin dhe duan ta zëvendësojnë me një sulmues tjetër, duhet të paguajnë të paktën 150 milion sterlina në tregun e sotshëm.
Aubameyang e meriton rritjen e rrogës, ai është sulmuesi më i mirë në Premier League. Është e njëjta situatë si me Van Persie kur unë luaja për Arsenalin. Nuk kanë mësuar ende nga kjo gjë?”, përfundoi Sagna./abcnews.al
? Sagna: “Arsenal can’t afford to lose Aubameyang.
“If they have to pay him, then just pay him. If they want someone else of his quality they cost £150m. He deserves it, he’s the best striker in the league.
“It’s the same as Van Persie. You have to learn from that situation.” pic.twitter.com/oh9K6oVZx7
— Goal (@goal) April 5, 2020

