Laburistët e Corbyn gati për të pranuar një union doganor pas Brexit

schedule12:55 - 26 Shkurt, 2018

schedule 12:55 - 26 Shkurt, 2018

Sipas mediave britanike Xheremi Korbin me laburistët e tij janë gati të pranojnë idenë e një unini doganor pas daljes së Mbretërisë së bashkuar nga Bashkimi Europian.

Partia laburiste e Xheremi Korbin është gati për të bërë një kthesë të vërtetë për sa I përket dosjes Brexit dhe të pranojë një union të ri doganor me Bashkimin Europian pas divorcit formal nga Brukseli. Me një lëvizje të destinuar për të thelluar dhe më shumë distancën nga qëndrimi I kryeministres Theresa May. Por nga ana tjetër pranë gjetjes së një baze të përbashkët mes konservatorëve të cilët kundërshtojnë një dalje të fortë dhe të vështirë nga Bashkimi Europian. Lajmi është raportuar nga BBC, duke cituar Keir Starmer, ministër në hije për Brexit.

Starmer shtoi se Corbyn do të zyrtarizojë këtë vendim me anë të një deklarate për shtyp. Tashmë mes laburistëve ka unanimitet për domosdoshmërinë për të firmosur për post Brexit një traktat të ri me Bashkimin Europian. Një traktat që do të bëjë punën e një unioni doganor, me detyrimet dhe avantazhet e tij, pëfshirë heqjen dorë nga ana e Mbretërisë së Bashkuar për të pasur liri të plotë në firmosjen e marrëveshjeve tregtare me vendet e treta. Corbyn për momentin nuk ka ndërmend të propozojë qëndrimin në tregun e përbashkët, një gjë që ia kërkojnë me anë të një apeli 80 personalietet laburiste eurofilë. /abcnews.al