Cahill: E nisëm me këmbën e keqe, s’mund të kem respekt për një si Sarri

schedule09:59 - 5 Prill, 2020

schedule 09:59 - 5 Prill, 2020

Gary Cahill dhe Maurizo Sarri nuk kanë një marrëdhënie të mira, pasi italiani sezonin e shkuar nuk e preferoi aspak mbrojtësin te Chelsea, duke e kthyer një rezervë të rëndomtë. Vetëm dy ndeshje në kampionat dhe jo si titullar. Mbrojtësi mund të kishte vepruar keq, pasi kishte qenë kapiten skuadre, por zgjodhi të mos i dëmtonte londinezët.

Këtë sezon ka luajtur rregullisht me Crystal Palace dhe për Dail Mail ka folur në lidhje me raporton me Maurizio Sarri, duke theksuar se gjithçka nisi mbrapsht me të. “Isha në Kupën e Botës 2018 dhe me Anglinë shkuam deri në gjysmëfinale dhe humba fazën përgatitore. Kjo më bëri të humbja mësimet taktike që Sarri kishte dhënë gjatë asaj periudhe.

“Gjithçka nisi me këmbën e gabuar. Për të qenë i sinqertë, në gjysmën e sezonit nuk kishin asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nuk mendoja se do të rikuperohej ndonjëherë diçka e tillë|, shprehet Cahill, i cili nuk mbaron me kaq dhe vijon të flasë.

 

“Është e vështirë të kem respekt për shkak të disa gjërave që ai bëri. Por unë kam respekt për klubin dhe lojtarët. Nuk ishte e lehtë, ishte një nga momentet më të vështira në aspektin psikologjik. Sidomos prej faktit që diçka e tillë vazhdoi aq gjatë.

Çmenduria më e madhe është kur ju nuk luani për çfarëdolloj arsyeje – je jashtë forme, ke bërë disa ndeshje gabim, ose sepse dikush tjetër po luan më mirë se ju. E di në kokën time që nëse më jep katër-pesë ndeshje rresht, unë kthehem, e marr mundësinë time.

Njeriu e di në vetvete sepse ka atë zjarrin që digjet brenda. ‘Më jep atë fanellë dhe nuk do ta merrni më’. Kjo është ajo arroganca që duhet të kesh. Problemi është se ai nuk ma dha kurrë”, shprehet Gary Cahill, i cili në intervistën e dhënë ka lavdëruar Jose Mourinho dhe Antonio Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!