Rama e Ahmetaj në shënjestër, arbitri ngacmon me një foto të sikletshme

schedule11:58 - 4 Prill, 2020

schedule 11:58 - 4 Prill, 2020

“Nuk është koha për të ndihmuar futbollin”, e tha qartë kryeministri Edi Rama ditë më parë. Kjo sigurisht nuk u prit mirë nga personazhet e botës së sportit dhe nga klubet. Në futboll shpenzimet janë më të mëdha dhe klubet e kthyera në Sh. A do kenë probleme të mëdha.

Reagimet kanë qenë disa, duke nisur nga kreu i FSHF, Armand Duka, e për të vijuar me klubet e personazhe të tjera. Së fundmi ka reaguar kam reaguar edhe një arbitër i Kategorisë së Parë.

Bëhet fjalë për Albano Stolajn, i njohur edhe si një mbështetës i Partisë Demokratike, që është në opozitë. Ai shigjeton direkt kryeministrin Rama dhe Arben Ahmetajn, madje këtij të fundit i ka postuar edhe një foto të sikletshme.

“Në këto ditë të vështira, sporti ka ngelur në dorë të këtyre me topat në dorë”, shkruan Stolaj, i cili më pas ka replikuar me miqtë e tij për këtë temë delikate. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!