Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë orëvë të fundit prej koronavirusit në Greqi.
Mediat greke njoftojnë se pak më parë ndërroi jetë edhe një burrë 84 vjeçar, i cili po trajtohej në spitalin Evangelismos të Atikas duke e çuar në 67 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi në vend.
Statistikat kanë treguar se koronavirusi vret kryesisht moshat e thyera, megjithatë në Greqi kanë ndërruar jetë edhe persona mes moshës 40-50 vjeçare. /abcnews.al