Drejtuesit e Barcelonës vazhdojnë negociatat me Interin për Lautaro Martinez. Plot tre lojtarë janë gati të përfshijnë katalanasit në operacionin e madh që do të transferonte sulmuesin argjentinas në La Liga.
Por, jo vetëm Lautaro. Mediat spanjolle flasin edhe për një interesim rreth Nicolo Barella. Drejtuesit e klubit janë suprizuar nga mesfushori italian në dy ndeshjet e zhvilluara në Champions League (Barcelona dhe Interi ishin në të njëjtin grup).
23-vjeçari la Cagliarin në verën e vitit të kaluar për t’u transferuar tek Interi. Paraqitjet me skuadrën e re kanë qenë pozitive dhe Barella numëron 29 ndeshje dhe 3 gola të shënuar me Interin. Barça e sheh si një opsion shumë të mirë për mesfushën dhe po monitoron situatën e lojtarit të kombëtares italiane. /abcnews.al