Një udhëheqës i lëvizjes kurde është arrestuar në Pragë pas një urdhër arresti të kërkuar nga Turqia.
Saleh Muslim, ish-drejtuesi i lëvizjezs siriano-kurde, Partia e Bashkimit Demokratik (PYD), u arrestua mëngjesin e së dielës.
Ministria turke e Drejtësisë tha se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Muslim.
Turqia e sheh atë si terrorist dhe kishte ofruar 1 milion dollarë për arrestimin e tij.
Ai është akuzuar mbi një sulm me bombë në Shkurt të 2016-s në Ankara, ku mbetën të vdekur 37 persona.
“Sapo zbuluam që personi në fjalë ishte në Republikën Çeke, u kërkua menjëherë që të bëhej kapja në mënyrë që të ekstradohej”, shkruhej në një deklaratë të ministrisë.
Ankaraja e shikon PYD si një nëndegë të grupit të armatosur kurd, PKK.
Aktualisht, Turqia ka ndërmarrë një fushatë ushtarake kundër luftëtarëve siriano-kurdë në rajonin e Afrin, në veri të Sirisë./abcnews.al