Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka mbyllur me sukses periudhën e karantinës prej dy javësh dhe më në fund është rikthyer të punojë në zyrë.
Zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një njoftim për mediat ka bërë me dije se tashmë kancelaria gjermane i është rikthyer rutinës së punës në zyrë.
Merkel hyri në karantinë dy javë më parë pasi ajo ra në kontakt me një mjek që më vonë u testua pozitivisht ndaj koronavirusit.
Kancelarja gjermane fatmirësisht ka rezultuar negative në testet për Covid 19. /abcnews.al