Problem teknik: Ulje e detyruar e avionit të Messit, e zbulojnë mediat belge

schedule13:40 - 3 Prill, 2020

schedule 13:40 - 3 Prill, 2020

Avioni privat i yllit të Barcelonës, Leo Messi, mësohet të ketë bërë një ulje urgjente në aeroportin e Zaventem në Bruksel. Avioni është ulur këtë mëngjes në Belgjikë, menjëherë sapo u diktua një problem me rrotat e uljes.

Ende nuk dihet nëse argjentinasi ishte në bordin e avionit. Sipas “HLN”, avioni është nisur nga Tenerife në orën 9:10 të mëngjesit. 90 minuta më vonë ndodhi dhe ulja, ku u vendos të ulej në kryeqytetin belg.

Deri më tani aeroporti i Brukselit ka refuzuar të komentojë mbi këtë incident. Gjithsesi në orët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!