Nis acari në qarkun e Elbasanit

schedule14:38 - 25 Shkurt, 2018

schedule 14:38 - 25 Shkurt, 2018

Ndërsa reshjet e borës përfshinë një pjesë të mirë të vendit që nga nata, mesditën e kësaj të diele, moti i keq me borë e stuhi ka prekur dhe qarkun e Elbasanit. Për pasojë ka filluar që të bllokohen rrugët. Madje në disa fshatra të thellë, si në Rovje të Gramshit, rruga ishte ende e bllokuar nga dëbora e rënë disa ditë më parë.

Në Qafthanë bie vazhdimisht dëborë e për pasojë, qarkullimi i automjeteve lejohet vetëm me zinxhirë.

Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën dhe Peshkopinë janë pothuaj praktikisht të pakalueshëm. Po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi dhe Stëbleva kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Në prefekturë është ngritur shtabi i emergjencave, i cili ka vënë në funksion gjithë kapacitetet që ka qarku. Por sërish situata është e papërballueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!