Nënkryetari i UEFA-s, Michele Uva, ka zbuluar se klubet mund të marrin pjesë akoma në Kupat Europiane, pavarësisht se vijnë nga një kampionat i ndërprerë vendas. Debati për rinisjen e futbollit eyropian vazhdon dhe kombet në Europë përballen me sfida të ndryshme.
Uva ka siguruar që UEFA do të mbajë derën e hapur edhe për klubet pa kampionat: “Çdo vendim që do të merret do të ketë shëndetin publik si një parim themelor dhe detyrues. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të gjejmë një rrugë të përbashkët me 55 federatat Europiane dhe lojtarët.
Ne po mundohemi t’i ndihmojmë Federatat dhe klubet të rifillojnë kampionatet, duke futur Kupat Evropiane në mes”, deklaron Uva për “Gazzetta dello Sport”.
Belgjika u bë kampionati parë në Europë që caktoi një fitues dhe e ndërpreu sezonin për shkak të Coronavirusit dhe Uva siguroi që ata akoma mund të garojnë në Kupat e Europës, nëse nuk janë të detyruar të ndalojnë për shkak të një dekreti që vjen nga shteti.
“Nëse kampionati nuk luhet për shkak të një dekreti qeverie, kjo është një çështje tjetër. Nëse ka mundësi që klubet të stërviten dhe të luajnë, por kampionati është pezulluar, atëherë një klub mund të marrë pjesë në kompeticionet euuropiane”, mbyll Michele. /abcnews.al