Xhiroja krah liqenit merr më qafë Shkodrën, mes 12 të prekurve edhe një i mitur

schedule11:57 - 3 Prill, 2020

schedule 11:57 - 3 Prill, 2020

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 27 raste të reja, duke e çuar në total 304 numrin e të prekurve nga Covid-19.

Ndërkaq, Shkodra ka pësuar një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Abc News raportoi mbrëmjen e djeshme 12 raste të reja, ndërsa sot është konfirmuar edhe nga ministria e Shëndetësisë. Në total numri i të prekurve në Shkodër ka shkuar në 22, ndërsa mes të prekurve është edhe një i mitur 13 vjeç.

Siç raportoi gazetari Simon Shkreli, se 6 persona nga 12 rastet e konfirmuara së fundmi, janë anëtarë të një familje, të cilët banojnë në lagjen Dobrac, dhe një pjesë tjetër e të infektuarve banon në lagjen Kiras të Shkodrës.

Mësohet se personi i infektuar nga Dobraçi ka dyqan në Shkodër, ku tregton materiale elektrike dhe ndërtimore, dhe dyshohet se ka patur kontakte me shumë persona dhe mendohet se ka marrë infektimin, duke ua transmetuar më pas edhe anëtarëve të familjes.

Zv.ministrja e Shëndetësisë theksoi se shkak për rritjen e numrit të të prekurve në Shkodër është mos zbatimi i distancimit social. Deri pak ditë më parë në Shkodër vijonte normalisht xhiroja krah liqenit pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!