Pronari i Amazon i është bashkuar iniciativës së artistëve për të ndihmuar njerëzit me nevojë.
Jeff Bezos i Amazon do të dhurojë 100 milion dollarë dhe Oprah Winfrey 1 milion dollarë për të mbështetur ata që përballen me mungesë ushqimore për shkak të pandemisë COVID-19. Dhurimi i Bezos për Feeding America është donacioni më i madh në historinë e bamirësisë, shkruan Vox.
“Edhe në kohët e zakonshme, mungesa ushqimore për familjet amerikane është një problem i madh, dhe për fat të keq COVID-19 e ka rritur këtë problem në mënyrë të konsiderueshme,” tha Bezos kur njoftoi dhurimin për organizatën me qendër në Chicikago. “Miliona Amerikanë po kthehen në bankat e ushqimit gjatë kësaj kohe.”
100 milion dollarë “do të na lejojnë të sigurojmë më shumë ushqime miliona fqinjëve tanë që përballen me vështirësi gjatë kësaj krize,” tha Feeding America në një deklaratë. “Jeta e tyre do të ndryshojë për shkak të bujarisë së tij.”/abcnews.al

