Lojërat Olimpike Dimërore, protesta për delegacionin e Koresë së Veriut

schedule09:56 - 25 Shkurt, 2018

schedule 09:56 - 25 Shkurt, 2018

Një delegacion i Koresë së Veriut ka kaluar në Korenë e Jugut për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore që mbahen në Pyeongchang.

Mirëpo, ky delegacion ka hasur kundërshti nga Jugu, për shkak se personi që e drejton atë, gjenarali Gen Kim Yong-chol akuzohet për goditjen e një anije luftarake koreanojugore në vitin 2010, ku humbën jetën 40 marinarë.

Por Pyongyang-u ka mohuar të ketë pasur lidhje me ngjarjen.

Familjarë të viktimave dhe deputetë konservativë të Jugut mbajtën një protestë, duke u përpjekur të bllokojnë hyrjen e tij në kufi.

Diplomacia sportive vjen në një kohë që marrëdhëniet midis dy Koreve janë përmirësuar.

Në Lojërat Dimërore, Veriu dhe Jugu marshuan së bashku nën një flamur në ceremoninë hapëse, si dhe krijuan një ekip të përbashkët të hokejit për femra.

Sidoqoftë, ekspertët shqetësohen se zhvillimet më të fundit nuk i japin fund tensioneve në rajon, duke marrë parasysh testimet e raketave bërthamore që Veriu ndërmori vitin e kaluar./abcnews.al