Ministri rezultoi pozitiv me koronavirus, kryeministri izraelit vetë-karantinohet

schedule12:23 - 2 Prill, 2020

schedule 12:23 - 2 Prill, 2020

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të vetë-izolohet deri të mërkurën tjetër, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Kjo vjen pasi ministri i shëndetit Yaakov Litzman u rezultoi pozitiv me koronavirus. E shoqja e tij është gjithashtu e infektuar.

Duke pasur parasysh rolin e ministrit të shëndetit në luftën kundër koronavirusit edhe shumë zyrtarë të tjerë priten të futen në karantinë.

Një prej personave që mendohet se do të vetë-izolohet është dhe kreu i shërbimit të inteligjencës, Yossi Cohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!