Anisa Dizdari, psikoterapeute, Qendra “TISS” në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se kjo është një situatë e pazakontë dhe prindërit janë të parët që janë përballur për këtë situatë.
Ndër të tjera në një bisedë me Enkel Demin ajo është shprehur ndër të tjera se mësimi online është i vështirë për të gjithë fëmijët veçanërisht për këtë kategori fëmijësh që kanë nevojë për një tjetër kujdes.
Në këtë situatë është e rëndësishme që prindërit të krijojnë një situatë të zakonshme në kushtet që ndodhemi brenda shtëpisë, që fëmijët të mos ndihen shumë keq.
Pjesë nga biseda:
I gjithë halli jonë është se bëhet fjalë për mësim dhe këshillim online, por unë kam frikë se këto fëmijë mund të bëjnë regres në këtë periudh.
Egla ka shumë të drejtë. Nuk është një situatë për të gjithë fëmijët dhe jo më për fëmijët që trajtohen dhe janë në spektrin e autizmit të cilët duhet që rutinën e tyre aktive tashmë ta konceptojnë në një ambient të mbyllur. Ato nuk po bëjnë dot dhe mësimin online si fëmijët e tjerë, pasi jo të gjithë mund ta përthithin 100% nga kjo pjesë dhe ngarkesën më të madhe në këtë rast e kanë prindërit që duhet të asistojnë të bëhen mësues, prindër dhe terapist. Mësimi online është shumë i vështirë ne po mundohemi të qëndrojmë afër prindërve për ta menaxhuar një situatë të tillë. Sugjerimet e mia për prindërit te pjesa emocionale dhe psikologjike që përveç situatës që po kalojnë shikojnë dhe ecurinë e fëmijëve të tyre në familje që jo vetëm që nuk kanë progres por kan pësuar dhe regres.
A është i rikuperushëm ky regres?
Patjetër pasi jeta dhe aktivitete do të vazhdojnë pasi do të rifillojnë aktivitete.
Në këto lloj kushtesh a ka rrezik që ndonjë nga këto fëmijë të krijojë një rutinë të re?
Ne i ftojmë prindërit që brenda rutinës që kanë të krijojnë një rutinë të re, nuk e shikoj si rrezikshmëri, rutina pasi të dalim nga kjo situatë do i rikthehet të përditshmes.
Situata psikologjike e prindërve si është?
Prindërit janë shumë të rënduar emocionalisht dhe psikologjikisht, por janë terapistët që po ju qëndrojnë afër me këshilla dhe me udhëzime po mbajmë kontakte me videot që prindërit po bëjnë me fëmijët. Gjithashtu është dhe një doktoreshë që mbulon pjesën mjekësore të këtyre fëmijëve me këshillat e duhura. Jemi ngritur të gjithë si qendër me punë nga shpia që të vijmë në ndihmë të të gjithë prindërve dhe veçanërisht fëmijëve në këtë gjendje./abcnews.al