Cesc Fabregas shpërtheu herët me Arsenal dhe Arsene Wenger e ktheu në një mesfushor të madh. Të shihje spanjollin duke luajtur ishte kënaqësi, por insistimi për t’u kthyer te Barcelona, skuadra e tij e zemrës, solli njëfarë rënie.
Pep Guardiola filloi ta aktivizonte si një qendërsulmues fallco dhe Fabregas nuk ishte më i njëjti. Gjithsesi, skuadra katalanase ishte magjike dhe 32-vjeçari fitoi 6 trofe në tre vite. Në vitin 2014 u rikthye në ishull, luajti pesë sezone me Chelsea dhe tani është pjesë e Monacos.
“Sigurisht që jam drejtuar nga trajnerët më të mirë në botë. Më të vërtetë nuk di cilin të zgjedh. Nëse do më duhet të them dy emra, zgjedh Arsene Wenger dhe Jose Mourinho”, deklaron Fabregas në një prononcim në rrjetet sociale, duke vlerësuar shumë dy trajnerët që pati te “Topçinjtë” dhe Chelsea. /abcnews.al