Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm tek mbikalimi i “Gërdecit” ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit O. U 29 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë 29 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al


