Edhe pse në disa qytete pranvera i ka dhënë shenjat e para, në veri dhe juglindje dëbora është prezente.
Bora ka mbuluar disa nga zonat më të thella në qarkun e Dibrës. Trashësia e borës arrin në 25 cm.
Dibranët që jetojnë në zona të thella në këto ditë që duhet të dalin në orare të kufizuara po përballen edhe me një problematikë tjetër. Dëbora e rënë përgjatë gjithë natës i ka izoluar.
Ulja e menjëhershme e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës duke bërë që vendi të zbardhet nga bora. Më problematike situata është në zonat malore. Në disa njësi adminstative, banorët përveç izolimit vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.
Për Shkodanët dhe qytetarët e Lezhës është e pazakontë të shihnin qytetin e tyre të zbardhur nga bora. Kjo ka penguar disi edhe daljet e qytetarëve.
Edhe Korça është mbuluar nga dëbora. Në akset kryesore lëvizja bëhet pa probleme, edhe lëvizjet janë të pakta./abcnews.al