Numri i rasteve të reja me koronavirus në Greqi ka shkuar në 1,415 pasi 101 raste të reja janë konfirmuar brenda 24 orëve. Të paktën 81 raste u konfirmuan në vend dhe 20 persona të tjerë që ndodheshin në një kroçiere.
Shifrat janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras. Ndërsa, numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vend është rritur në 50. Prej tyre, një person ka ndërruar jetë vetëm ditën e sotme.
Nga personat që kanë ndërruar jetë, 38 ishin burra ndërsa 12 ishin gra. Mosha mesatare e tyre ishte 72 vjeç ndërsa 94% e tyre kishin pasur probleme të tjera shëndetësore ose ishin më të vjetër se 72-vjeç.
Në orët e fundit, 90 pacientë janë shtruar në njesinë e kujdesit intensiv ndërsa 6 të tjerë janë shëruar. Mosha mesatare e personave që ndodhen në kujdesin intensv është 76 vjeç. /abcnews.al/


