UEFA nuk toleron gafën në ndeshjen me Real Madrid, City gjobitet sërish

schedule15:35 - 1 Prill, 2020

schedule 15:35 - 1 Prill, 2020

Manchester City përfundon sërish nën shënjestrën e UEFA-s. Klubi anglez u pezullua për dy sezonet e ardhshme nga kompeticionet europiane dhe u gjobit me 30 milion euro për parregullsi në FPF (fair-play financiar).

Qeveria Europiane e Futbollit ka gjobitur sërish “Cityzens”. Skuadra e Pep Guardiolës zhvilloi nxehjen në ndeshjen e parë të Champions League kundër Real Madrid (fitoi 1-2) me fanella që kishin logon e një sponsori që nuk përputhet me dispozitat e UEFA.

Një tjetër gjobë është vendosur për kampionët e Anglisë, por tashmë shumë më e butë. Manchester City është gjobitur me 30 mijë euro për gafën e bërë përpara nisjes së ndeshjes në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!