Pedagogët e Universitetit Oxford në grevë për reformën e pensioneve

schedule12:05 - 24 Shkurt, 2018

schedule 12:05 - 24 Shkurt, 2018

Një protestë historike është cilësuar ajo e pedagogëve të 64 universiteteve britanike, të cilët në kundërshtim me reformën e pensioneve kanë anuluar leksionet për 14 ditë. Por studentët në Oxford kërkojnë që t’iu kthehet pagesa e bërë në fillim të viti shkollor: 10 mijë euro.

Janë anuluar leksionet në auditoret e universitetit të Oxford në Britaninë e madhe, si pasojë e një proteste të pedagogëve. Këta të fundit janë kundër reformës së re të pensioneve. Por greva e tyre nuk ka prekur vetëm Oxford por dhe 63 universitete të tjera në të gjithë vendin. Janë plot 14 ditë që sallat e universiteteve do të jenë bosh. Por protesta e tyre nuk është mirëpritur nga studentët të cilët paguajnë një tarifë vjetore prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye 67 mijë prej tyre kanë firmosur një peticion me anë të cilit kërkojnë që të marrin përsëri paratë e paguara në fillim të vitit

Pedagogët kanë bërë të ditur se nuk do të kthehen në auditore për të rekuperuar leksionet e humbura. Reforma e pensioneve sipas qeverisë konservatore do të shërbejë për të ndihmuar universitetet. Por sindikata e profesorëve këmbëngul për të kundërtën duke thënë se do të reduktohen pensionet me rreth 10 mijë stërlina në vit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!