Dy persona humbën jetën dhe një fëmije mbeti i plagosur në një aksident rrugor pranë Malit të Robit. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familjes u përplasën nga një mjet, ndërsa ndodheshin në anë të rrugës, duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit.
Ndodheshin në anë të rrugës në pritje të autobusit për në Berat, por u përplasen nga një automjet.
Xhemil dhe Edlira Fisku përkatësisht 69 dhe 34 vjeç gjetën vdekjen e menjëhershme.
Djali 8 vjeçar i Edlira Fiskut mbeti i plagosur.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Plepa-Kavaje pranë Malit të Robit në Golem.
Drejtuesi i automjetit tip Toyota, Halil Koka humbi kontrollin e drejtimit, duke përplasur tre këmbësorët në anë të rrugës.
Goditja rezultoi fatale për dy pjesëtarët e familjes Fisku vjehrrin dhe nusen. Plagë të rënda ka marrë edhe i vogli i familjes , i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë . Policia ndaloi drejtuesin e makinës, i cili shoqërohej nga e mikesha e tij 35 vjeçarja Ilda Parroj.
Ekspertët e aksidenteve sqarojnë se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.
Fillimisht automjeti është përplasur me barrierën anësore dhe me pas ka goditur tre këmbësoret.
Pas kësaj goditje automjeti është permbysur në rrugë.
Vetëm pak ditë më parë një familje u shua në një aksident rrugor në Velipojë. Babai me tre fëmijët gjetën vdekjen, ndërsa nëna e tyre shpëtoi.
/abcnews.al