Bilanci tragjik në Itali, Rama: Ne do të ishim në të njejtën situatë nëse nuk do t’i kishim marrë këto masa

schedule22:20 - 31 Mars, 2020

schedule 22:20 - 31 Mars, 2020

Këtë të martë, në një lidhje direkte me “Skype” në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ndër të tjera në studio u fol edhe për mënyrën sesi Italia e ka menaxhuar krizën.

Sipas jush çfarë ka ndodhur në Itali? Kurrë nuk e kisha imagjinuar që t’i shihja italianët të gjunjëzuar?

Rama:

“Ka ndodhur ajo që mund t’i ndodhë çdo kujt. Shikoni Spanjën e cila ka hyrë në të njëjtin tynel. Shikoni Nju Jorkun që sapo ka hyrë në të njëjtin tunel. Shpejtësia e përhapjes ka qenë më e madhe. Marrja e masave nuk është bërë me shpejtësi.”

A do ta kritikonit kryeministrin Conte?

“Jo nuk do ta kritikoja aspak, por mendoj që masat duhet të ishin marrë më herët. Por, Italia ka një sistem të ndryshëm nga i joni. Ka ca shtresa qeverisjeje. Guvernatorët që bëjnë secili në kokën e tyre. Kryetarët e bashkisë secili në kokën e tyre. Por të gjithë ekspertët thonë se pas shfaqjes së virusit në territor, çdo ditë është shumë e shtrenjtë. Ti nuk mund të rrish dhe të thuash, ja po ta shtymë edhe njëçikë , jo po çfarë janë 20 raste. Sepse rritja është eksponenciale. Mbyllja e aktiviteteve masive duhej të ishte bërë më parë. Më kujtohej se miqtë e mi më dërgonin foto nga party-t e tyre anti-korona… Ne do të ishim në të njëjtën situatë nëse nuk do t’i kishim marrrë këto masa.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!