Blindohen qytetet italiane në pritje të manifestimeve elektorale

schedule11:14 - 24 Shkurt, 2018

schedule 11:14 - 24 Shkurt, 2018

Pas përplasjeve të dhunshme të ditëve të fundit, disa qytete italiane janë blinduar në pritje të manifestimeve elektorale. Presidenti Serxho Matarela por dhe figura të tjera politike kanë bërë apel për ruajtjen e qetësisë

Një e shtunë me shumë tension kjo e sotmja në Itali. Pas përlasjeve të dhunshme të ditëve të fundit janë organizuar disa manifestime politike t ë cilat mund të shkaktojnë problem me rendin publik. Vëmendja më e madhe është përqendruar në tre manifestimet në Romë ku me qindra antagonist nga e gjithë Italia do të mblidhen për të protestuar. Partia CasaPound do të organizojë mitingun e saj në Milano ndërsa Forza Nuova në Palermo, në të dyja qytetet janë parlajmëruar kundër manifestime.

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe agjentët e policisë do të ndërhyjnë në çdo rast dhe në çdo mënyrë nëse do të ketë incidente. Një ditë e konsideruar me rrezik kjo për sheshet italiane nga Roma në Milano e deri në Palermo, aq sa autoritetet italiane kanë rinovuar apelin përpartitë politike që të ulin tonet e një fushate elektorale gjithnjë e më të ashpër. Ministri i brendshëm Italian Marko Miniti prej javësh përsërit se cdokush duhet të ketë të drejtë për të manifestuar por pa kaluar kufijtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!