Guardiola: Do të rikthehemi më të fortë, më të mirë dhe… më të shëndoshë

schedule19:16 - 31 Mars, 2020

schedule 19:16 - 31 Mars, 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, konsiderohet prej shumë vitesh si strategu më i mirë në botë. Numri një i “Cityzens” është i izoluar si çdo trajner tjetër, futbollist dhe njeri i thjeshtë, në këtë kohë pandemia. Megjithatë, nuk ka ngurruar të japë një mesazh për të gjithë futbolldashësit, duke thënë dhe një batutë të bukur.

“Na mungon futbolli. Na mungon jeta që kishim disa ditë më parë. Tani thjesht duhet të dëgjojmë. Të dëgjojmë shkencëtarët, doktorët dhe infermieret.

Ju jeni familja ime e futbollit. Do të bëjmë gjithçka çfarë është e mundur për t’iu bërë juve të jeni të lumtur sërish. Do të rikthehemi më të fortë, më të mirë, më të sjellshëm… dhe ndoshta më të shëndoshë (qesh)”, tha Guardiola./abcnews.al