Një i dënuar 38 vjeçar i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Fierit duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe është bërë e ditur vetëm mëngjesin e sotëm për median. Sipas informacioneve paraprake, i dënuari ka përdorur rrobat e tij për të kryer aktin ekstrem.
Ai kishte rreth dy ditë që ishte transferuar nga Vlora në burgun e Fierit, pasi ishte dënuar për vjedhje me burg 3 muaj. Rreth kësaj ngjarjeje ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat e saj dhe shkaqet që çuan 38 vjeçarin nga Qeparoi i Himarës në vetëvrasje. /abcnews.al