Një tjetër ditë e zezë për Italinë, 837 persona humbin jetën brenda 24 orëve

schedule17:54 - 31 Mars, 2020

schedule 17:54 - 31 Mars, 2020

Një tjetër ditë e zezë për Italinë pasi 837 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Numri i viktimave vijon të jetë i madh ndërsa të hënën numri i personave që humbën jetën ishte 812. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 12.428.

Trendi i personave të shëruar vijon të jetë pozitiv, pasi rreth 1,109 persona janë shëruar brenda ditës së sotme.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit, 400 persona ndodhen në spital dhe  42 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv. Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar me koronavirus 4,053 persona. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në vend shkon 105,792.

Nga numri total i të prekurve, 77,635 raste rezulton të jenë aktive.

Drejtuesi i Institucionit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro është shprehur se tashmë vendi ka arritur në pikun e epidemisë së koronavirusit dhe se “kjo është një majë nga e cila duhet të zbresim.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!