Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacioni i yjeve, Peqini i përgjigjet Cungut me 11-n historik të Kukësit

schedule12:55 - 31 Mars, 2020

schedule 12:55 - 31 Mars, 2020

Formacioni me lojtarët më të mirë të ët gjithë kohërave, kjo është një nga sfidat e shumta të personazheve të botë sportive. Edhe trajneri i Laçit, Armando Cungu, i është bashkuar ftesës së bërë nga prej zyrtareve të klubit bardhezi.

Shkodrani njihet si një tifoz anglez, por në formacioneve e yjeve ka vend vetëm për Steven Gerard, legjendën e Liverpool. Buffon në portë, Cafu e Roberto Carlos nga krahët, kurse në qendër të prapavijës ka përzgjedhur dyshen e famshme të Milanit, Baresi-Maldini.

Në mesfushë pozicionohen Iniesta e Zidane, kurse Lionel Messi është zgjedhur nga Cungu si sulmues i dytë në mbështetje të Ronaldo fenomenit dhe legjendës Maradona. Tekniku më pas sfidon Roland Peqinin për të zgjedhur ekipin me lojtarët më të mirë.

“I emocionuar nga nominimi i Armando Cungu”, shkruan Peqini, i cili më pas ka renditur formacionin e Kukësit, që ia doli të kalonte tre ture në Europa League, pas sezonit të parë në Superiore. “Besoj këtë formacion e kujtojmë të gjithë me nostalgji”, shton Peqini. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!