Recetë kuqezi për COVID-19, kryeministri Edi Rama “pushton” Italinë

schedule09:59 - 31 Mars, 2020

schedule 09:59 - 31 Mars, 2020

“Nuk jemi të pasur, por as nuk harrojmë. Ju na mirëpritët dhe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi”, u shpreh Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, kur 30 mjekë e infermierë fluturuan drejt Italisë, që tani po kalojnë një moment të vështirë për shkak të Coronavirusit.

Tuttosport i ka marrë një intervistë ekskluzive Ramës dhe e ka përzgjedhur si artikull kryesor, duke zënë vendin kryesor në faqen e parë të gazetës torineze. “Mbështet Juventusin dhe Italinë”, shkruhet në titullin kryesor.

Më pas, nëntitull, citohen fjalë të tjera të Ramës: “ Ne ndjehemi pjesë e vendit tuaj. Virusi mundet me metodën e Arrigo Sacchi: Të mëdhenjtë e vendosin veten në shërbim të grupit. Ronaldo Dhe Buffon janë njerëz që i admiroj, pasi kanë një zemër të madhe”.

Mes të tjerash, në intervistë Rama shprehet: “Mbështes skuadrën e Juventusit, është shëmbëllimi i shpirtit fitues, edhe nëse të gjithë e kundërshtojnë. Ronaldo e Buffon janë fëmijë kolosalë. Ata kurrë nuk e harrojnë se nga vijnë”. /abcnews.al

 

Faqja e parë e Tuttosport