Italia zgjat izolimin dhe masat shtrënguese, shkon në 63 numri i mjekëve që humbin jetën nga koronavirusi

schedule22:41 - 30 Mars, 2020

schedule 22:41 - 30 Mars, 2020

Italia ka vendosur që ta zgjasë më tej zolimin dhe masat shtrënguese në përpjekje për të mbajtur nën kontroll krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ndërsa izolimi do të zgjasë deri më 12 prill. Mediat italiane e kanë quajtur ‘lajm shprese’.

Izolimi në Itali është vendosur për herë të parë tre javë më parë dhe prej atëherë vendi është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në Evropë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 4,050 raste të reja me koronavirus duke e rritur numrin e përgjithshëm në 101,739. Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 812 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11,591.

Nga ana tjetër, mediat vendase raportojnë se numri i mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 63. Prej tyre, 41 punonin në Lombardi, rajonin italian më të koditur nga Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Mjekëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!