“Klithma e urisë”, tronditëse 83-vjeçarja nga Vlora rrëfen për ABC News: Kam gati helmin pse të jetoj

schedule14:00 - 30 Mars, 2020

schedule 14:00 - 30 Mars, 2020

Kjo është klithma e urisë që tronditi këdo që kaloi në këtë rrugë të Vlorës. Theu karantinën për bukën e gojës. Nënë Myzejeni është 83 vjeç dhe jeton e vetme ajo për të matur frymën gjallë e ka bërë një serum artizanal ujë me sheqer.

Kamera e ABC News e shoqëroi për në banesë dhe u përball me skamjen e kësaj 83 vjeçare dhe lotët e saj. Ajo ka menduar ti japë dhe fund jetës. Frigoriferi është bosh për çdo vakt ha nga një lugë ujë me miell që ajo e quan qull.

Myzejeni ka nevojë dhe për ilaçe ato që ka po i shkojnë drejt fundit. 83 vjeçarja ka trokitur ne dyer e bashkisë po s’ka marrë asnjë zgjidhje madje e di që ekziston dhe një faqë online e qeverisë ku mund të ankohet, por nuk di të përdorë internet.

Ajo shpreson të mos ikë e pangopur nga kjo botë. Dramat nuk kanë pasur fund për këtë nënë. Ajo ka mbetur e ve në moshë shumë të re dhe ka sakrifikuar për 4 fëmijët e saj që i ka në emigracion aq shumë sa në ditët e sotme pakkush e kupton.

Të drithëron kur tregon se ka shitur gjakun e saj për ushqime. Myzejn Jaupi rëqethi dhe grupin tonë të xhirimin. Ushqimet që i dëshironte dhe i përmendi gjatë gjithë rrëfimit të saj ja siguroi gazetari ynë dhe një miku i tij. Të paktën për pak ditë ajo do të këtë ushqime.

Shpresojmë që sonte të ketë gjumë se do të flejë me barkun plot./abcnews.al