Vazhdon tragjedia në Itali, 812 persona humbin jetën brenda ditës, shkon mbi 101 mijë numri i të infektuarve

schedule18:07 - 30 Mars, 2020

schedule 18:07 - 30 Mars, 2020

Vazhdon bilanci tragjik në Itali. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 812 persona. Vëtëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 4.057 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 101,739.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 11,591. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, mbeten aktive 75,528 të tilla. Gjithsej, nga koronavirusi në Itali janë shëruar të paktën 14,620 persona.

Italia mbetet tashmë vendi i dytë më i prekur nga koronavisuri në botë. Vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 145,369 persona të infektuar dhe 2,611 viktima.

Sa i përket numrit të viktimave, Italia mbetet vendi i parë në botë me numrin më të madh, e ndjekur nga Spanja e cila numëron 7,340 vdekje të shkaktuara nga Covid-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!